Futboll Sport

QËNDROI PËR DY VITE NË NJË HOTEL LUKSOZ/ Flet Mourinho: Di të gatuaj vetëm vezë dhe salsiçe

Hoze Murinjo ka qëndruar për dy vite në një hotel luksoz, sepse nuk dinte as të gatuante, as të pastronte dhe as të hekuroste. Tekniku i suksesshëm portugez rrëfen se gjatë kohës kur drejtonte Manchester United (2016-2018) qëndroi për 895 ditë në hotelin ‘’Louri’’ të Silfordit, ku nata kushtonte rreth 940 €.

“Do të isha i pakënaqur nëse do të rrija në shtëpinë time. Kur duhej të pastroja, nuk doja, kur duhej të hekurosja, nuk doja. Nëse doja të gatuaja, dija të skuqja vetëm vezë dhe salsiçe. Jetoja në një apartament të mrekullueshëm, nuk ishte një dhomë e thjeshtë. Ishte e gjitha për mua.

mURINJO

Lashë gjithçka aty: televizorin, librat dhe kompjuterin personal. Kur doja kafe, u kërkoja të ma sillnin lart. Aty shihja ndeshjet e futbollit dhe analizoja takimet me asistentët e mi. Kur kërkoja ushqim, ma sillnin lart. Ishte shumë më tepër se ‘mirë‘’, rrëfen Zhoze Murinjo, i cili u shkarkua në dhjetor të 2018 nga Mançester Junajtid për shkak të një serie rezultatesh të dobëta.

Related posts

Ish-milanisti nuk pranon kushtet e Kamzës, skuadra mes Europës dhe mbijetesës

Isa.Autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Sterling

Delo.autor

Milan bashkëpunon me PUMA, por çfarë humbën kuqezinjtë nga prishja e kontratës me Adidas

Q.Autor

Leave a Comment