Futboll La Liga Sport

ZIDANE MERR LAJMIN E KEQ/ Do të mungojë në “El Clasico” ylli i Real Madrid….

Eden Hazard do të jetë mungesa e madhe e Realit të Madrid në El Clasico. Futbollisti belg ka pësuar një dëmtim në kavilje në takimin ndaj PSG në Champions dhe sipas stafit mjekësor të klubit të “Los Blancos” do të mungojë edhe në duelin plot rivalitet kundër Barcelonës. Situata është edhe më e rëndë, pasi periudha e riaftësimit do të zgjasë nga 4 deri në 6 javë.

Vetë stafi mjekësor i klubit madrilen konfirmoi lajmin përmes një komunikate, në të cilën sqaron se, pas testeve mjekësore të kryera, Hazard e ka të pamundur të rikthehet në fushën e blertë përpara afateve të caktuara nga mjekët.

Në momentin e parë u raportua se dëmtimi kërkonte jo më shumë se 10 ditë për t’u lënë pas, por realiteti rezultoi më i hidhur.

Një mungesë e rëndësishme në radhët e Realit të Madridit, për më tepër që kalendari për “Los Blancos” parashikon sfida tepër të vështira. Fillon me Espanyolin për të vijuar me Valencian, El Clasicon kundër Barcelonës, Atheltic Bilbaon dhe Getafen. Prania Hazard mbetet e dyshimtë edhe në sfidën gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, kundër Valencias.

Related posts

Sot përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste në Europa League, Milani kërkon përmbysjen

Q.Autor

HISTORIKE! Teuta, superkampione e Shqipërisë për herë të parë

Delo.autor

“EDY REJA NUK RREZIKON ASGJË”/ Presidenti Duka flet për mediat italiane: Ai ka pjesën e tij të gabimeve, por…

Delo.autor

Leave a Comment