Futboll Sport

“MEDITIM MBI NJERIUN E FAMSHËM”/ Video e David Beckham duke fjetur është transmetuar në maternitetin ku lindi ish-futbollisti

Një video e David Beckham duke fjetur është transmetuar në spitalin e Londrës, ku dhe lindi ish-futbollisti.

Vepra e artit u realizua nga Sam Taylor-Johnson dhe u huazua nga departamenti i gjinekologjisë në ‘Whipps Cross Hospital’ në Leytonstone ku do qëndrojë deri në mars të vitit 2020.

E zbuluar në vitin 2014, video-ja tregon ish-kapitenin e ‘Real Madrid’ duke fjetur për 40 minuta pas një seance stërvitore.

Beckham, tani 44 vjeç, lindi në maternitetin e spitalit në vitin 1975 dhe u rrit në një rrugë aty pranë.

Taylor-Johnson u ngarkua të krijojë një portret të tij në 2002, kur njihej si Sam Taylor-Wood.

Regjisorja e ‘Fifty Shades of Grey’ e konsideroi si një “meditim mbi njeriun e famshëm”.

© SYRI.net

Related posts

REALI DUHET TË PRESË/ Chelsea avancon rinovimin me Hazard

Delo.autor

KORRIDOR NDERI LIVERPOOLIT PËR TITULLIN/ Por shikoni gjestin e lojtarit të Cityt që po bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

SARRI DREJT STOLIT TË ROMËS/ Një tjetër futbollist i Kombëtares pritet t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase…

Delo.autor

Leave a Comment