Futboll La Liga Sport

MESFUSHORI KËRKON LARGIMIN NGA “CAMP NOU”/ Ja vendimi përfundimtar i Barcelonës për Ivan Rakitic

Gjiganti katalunas llogarit në mesfushorin kroat edhe në pjesën e dytë të kampionatit.

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Ivan Rakitic në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”.

Gjiganti katalunas në fakt llogarit në shërbimet e mesfushorit kroat edhe në pjesën e dytë të sezonit.

Ish-futbollisti i Sevillës nuk kishte hapësira në fillim të këtij sezoni dhe e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Camp Nou.

Mirëpo, duke i pasur parasysh angazhimet e shumta, Barça ka nevojë për bankë të pasur pasi i nevojiten rotacionet e kohëpaskohshme.

Për Rakiticin interesim në Spanjë ka shfaqur Atletico Madridi, ndërsa në Itali e duan Milani e Interi.

Related posts

MBIPOPULLIM NË PORTË/ PSG heq qafe njërin, e huazon në Premier. Tani pritet edhe tjetri

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Vidal prezanton “bishat” e tij në rrjetet sociale, vëmendjen e tërheq një makinë… (FOTO)

Delo.autor

Allegri nuk lëviz nga Juventusi: Kam ende punë për të bërë

Sadik.Autor

Leave a Comment