Futboll La Liga Sport

I DHUROI FITOREN MALAGËS ME DOPIETË/ Ja si u vlerësua sulmuesi Sadiku këtë javë

Dopieta e shënuar në fitoren e Malagas 2-0 ndaj Tenerifes e ka rikthyer Armando Sadikun në qendër të vëmendjes në Ligën e Dytë Spanjolle.

Sulmuesi elbasanas i dha fitoren ekipit të tij dhe në përfundim të javës së 19-të është përzgjedhur mes futbollistëve më të mirë nga ndeshjet e zhvilluara.

Dopieta e sulmuesit të Kombëtares riktheu Malagan te fitorja dhe bëri që ekipi spanjoll të linte pas krahëve zonën e rënies, edhe pse ka vetëm dy pikë më shumë nga vendi i 19-të që e rrezikon mbijetesën.Sadiku-celebra-segundo-Malaga-Tenerife_1416768323_113670248_667x375

Me golat e shënuar dhe paraqitjen që ka bërë, Sadiku është edhe kandidat për lojtarin më të mirë të javës së 19-të, teksa në bazë të votave momentale gjendet i dyti.

Related posts

MAGJEPSET VALVERDE/ Gjërat e jashtëzakonshme janë bërë RUTINË për MESSIN

Isa.Autor

Isco shënon super-gol, nuk feston kundër ish skuadrës së tij

Sadik.Autor

NUK KA PUSHIME PËR RONALDON/ Shikoni çfarë bën portugezi pas sfidën me Napolin

F.autor

Leave a Comment