Futboll I pakategorizuar Sport

VIDEO QË PO URREHET NË MADRIT/ Hazard kapet mat: Dua të rikthehem te Chelsea

Eden Hazard nuk po shijon në maksimum kohën e tij te skuadra e Real Madridit. Ai ka vuajtur jo pak këtë vit të parë me madrilenët, pasi është dëmtuar disa herë dhe nuk ka arritur të lërë gjurmë në “Santiago Bernabeu”. Belgu është parë me një tifoz të Chelseas dhe ka biseduar me të.

Frank Khalid, fans i çmendur i londinezëve, i ka thënë se u mungon shumë tifozëve prania e tij në skuadër. Sulmuesi nuk ka hezituar duke i thënë: “Kur të mbaroj periudhën time te Reali do të rikthehem sërish”, – duke i bërë të gjithë të ëndërrojnë për rikthimin e tij.

Hazard i tregoi tifozit se e ndjek ekipin blu dhe i pëlqejnë shumë të rinjtë e dalë nga Akademia.

Reali e bleu Hazardin në merkaton e verës për 100 milionë euro. Ai erdhi mbipeshë në Madrid ndërsa sa mori veten u dëmtua. Belgu do të humbasë dhe ndeshjen El Clasico kundër Barcelonës.

Related posts

STATISTIKAT/ Askush si ai 4 vitet e fundit, një 34-vjeçar lë prapa Mesin dhe De Bryjnen për rolin e “playmakerit”

Delo.autor

GERRARD RIKTHEHET NË “ANFIELD”/ Klopp: Do ta lejojmë të festojë, një ditë do të më zërë vendin…

Delo.autor

PAMJET/ Kush është shqiptari që shpalosi flamurin kuqezi në “Santiago Bernabeu” në sfidën Real-Siti

F.autor

Leave a Comment