Futboll Sport

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE/ Juventusit i buzëqesh fati, Reali dhe Liverpuli me misione të vështira. Ja të gjitha çiftet

Është hedhur ditën e sotme, në Nion të Zvicrës, shorti i 1/8-ave, të Championsit. Ky short ka nxjerrë çifte shumë interesante, të cilat do të japin gjithçka për të kaluar në fazën tjetër.

Superpërballja do të jetë padyshim, ajo mes Reali dhe Mançester Sitit. Zidan dhe Guardiola do të vihen përballë, për një biletë për në fazën tjetër.

Gjithashtu një çift shumë interesant është ai mes Atletikos dhe Liverpulit, që do të bëjë anglezët të rikthehen në stadiumin që u shpallën kampionë Europe sezonin e shkuar.

Fati i ka buzëqeshur Juventusit, që do të ndeshet me Lionin, në një përballje, që nuk frikëson aspak italianët.

Një short shumë të vështirë ka pasur Napoli, që do të duhet të përballet me Barcelonën.

Ndërkaq Atalanta do të luajë ndaj Valencias, një short i kënaqshëm duhet thënë ky për italianët.

Çiftet e 1/8-ave:

1) Dortmund- PSG

2) Real Madrid- Mançester Siti

3) Atalanta-Valencia

4) Atletiko Madrid- Liverpul

5) Çelsi- Bajern

6) Lioni- Juventus 

7) Totenhem-Lajpcig

8) Napoli-Barcelona

Related posts

SHERRI ME MONTELËN E LARGON NGA TURQIA/ Transferim surprizë për Balotelin. Sulmuesi do të kalojë te skuadra e…

F.autor

“TË BËN TË NDIHESH SI NJË…”/ Legjenda Ferdinand: Është pothuajse si “Fenomeni”, drithërues

Delo.autor

MBAN NUMRIN 12, POR NË “WEMBLEY” FESTOI ME 12/ Mesfushori Pessina: Goli im, si një… pikturë

Delo.autor

Leave a Comment