Futboll Sport

“KRIS ARMA” NË URUGUAJ/ Derbi amerikano-latin përfundon në mënyrë tragjike (FOTO)

Futbolli në Uruguaj është njollosur dhe një herë tjetër nga një ngjarje mjaft e rëndë. Pas derbit më të madh në vendin amerikano-latin, mes Nacional Montevideo dhe Penarol, njëri prej tifozëve të Nacional ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua me armë.

Nacional triumfoi 1-0 ndaj rivalëve të përjetshëm, duke u shpallur dhe kampion. Festimet ishin të shumta pas ndeshjes dhe gjatë tyre ka ndodhur edhe ngjarja tragjike. Mendohet se një tifoz i Penarol ka qëlluar me armë 6-8 herë drejt një turme, ku ka mbetur i vdekur një 24-vjeçar (tifoz i Nacional), si dhe është plagosur një tjetër, me këtë të fundit që është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarje tragjike dhe mjaft e rëndë, që nuk duhet të ndodhë kurrë, sidomos kur bëhet fjalë për sport.

Related posts

FOTO/ Milan-Lazio, formacionet zyrtare. Strakosha shpreson të thyejë tersin e ‘San Siro’-s

Q.Autor

Tomislav Erceg: Kaliniç dëshiron të qëndrojë te Milani

Sadik.Autor

“NGA SHIU NË BRESHËR”/ Gatusson nuk e mbajnë nervat, i thyen telefonin gazetarit pas Superkupës

Delo.autor

Leave a Comment