Futboll Seria A Sport

SYNOJNË PËRFORCIMET NË JANAR/ Milan nis kontaktet e para me Barcelonën për mbrojtësin…

Drejtuesit e Milanit pritet të afrojë disa lojtarë në merkaton e janarit, në mënyrë që të përforcojnë skuadrën dhe të tentojnë arritjen e objektivave siç është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, objektiv i cili tashmë duket i vështirë për tu arritur.

Një nga repartet ku “Djalli”, pritet të ndërhyjë do të jetë ai i mbrojtjes, me drejtuesit që e kanë emrin e parë në listë. Mbrojtësi i Barcelonës Zhan-Kalir Todibo, pëlqehet shumë nga drejtuesit italian, të cilët do të provojnë ta marrin në ekipin e tyre në janar.

19-vjeçari francez pëlqehet shumë veçanërisht nga Maldini, i cili sipas mediave spanjolle ka nisur kontaktet e para me klubin e lojtarit. Thuhet se ky i fundit ka dhënë aprovimin e tij për kalimin në “San Siro”, por negociatat i ka ngadalësuar Barcelona. 06_TODIBO_JUGADORS-WEB

Katalanasit kërkojnë të paktën 20 ose 25 milionë euro, për ta lënë të lirë futbollistin, shifër kjo e cila konsiderohet e lartë nga italianët.

Related posts

Valentino Rossi optimist: Franca, pistë ideale për Yamaha…

Sadik.Autor

“DUHET T’U VIJË TURP”/ “Shpërthen” Mancini: Këto janë autostradat italiane. Vjen në mesnatë dhe… (FOTO)

Delo.autor

ULTIMATUMI/ Kadiz dhe Levante, shanset e fundit për Kumanin te Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment