Gossip

DËM PREJ 60 MILIONË EUROSH/ Vjedhje spektakolare në vilën e Tamara Eccelston

Mjaftoi largimi nga vila e saj në Londër i bukuroshes Tamara Ecclestone që hajdutët të bënin namin dhe te vidhnin rreth 60 milionë euro. Një bastisje spektakolare i është bërë vilës gjigande të vajzës së bosit historik të Formula 1 Bernie Ecclestone, në kryeqytetin e Anglisë vetëm disa orë pasi Tamara ishte nisur me pushime.

Mësohet se janë vjedhur bizhuteri që kapin vlerën e 60 milionë eurove. Ishin tre personat që u futën në vilën luksoze me 57 dhoma. Ndonëse objekti vëzhgohej 24 orë nga kamerat, hajdutët e realizuan këtë operacion në vetëm 50 minuta, duke hapur të gjitha kasafortat. Sipas mediave britanike, mësohet se Tamara Ecclestone është tërësisht e shokuar nga kjo ngjarje.

Related posts

“TRANSFEROHU TEK KY KLUB I MADH”/ Tifozja e zjarrtë i bën thirrje Neymarit (FOTO)

Delo.autor

MAHNITËSE DHE SENSUALE/ Keita ”rikthen” bukuroshen italiane në Serie A (FOTO)

Isa.Autor

“PORTIER GAFASH, POR BURRË “MACHO”/ Ja çfarë thotë modelja e famshme për Loris Karius (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment