Futboll La Liga Sport

“TË GJITHË KËRKOJMË NJË NDESHJE TË MADHE FUTBOLLI”/ Flet Zidane: Na kanë thënë të dalim me Barcelona nga hoteli dhe…

Do të zhvillohet ditën e nesërme një nga ndeshjet më të bukura në botë, siç është ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“El Clasico” ishte planifikuar të zhvillohej në 26 tetor, por u shty për shkak të protestave në Katalonjë. Në prag të sfidës së nesërme, e cila do të zhvillohet në “Camp Nou”, në konferencë për shtyp ka dalë Zinedin Zidan, i cili është mundur t’i shmangë çështjet politike dhe të flasë vetëm për futbollin.

Të dyja ekipet do të akomodohen në të njëjtin hotel, në mënyrë që të shmangen problemet e protestuesve me skuadrat dhe për këtë tekniku francez është shprehur: “Na kanë thënë të dalim bashkë me Barcelonën nga hoteli dhe pikërisht këtë do të bëjmë. E rëndësishme është që të zhvillohet ndeshje dhe ne ta shijojmë në maksimum.

Të gjithë kërkojmë një ndeshje të madhe futbolli. Këto janë ndeshje që të gjithë duan t’i luajnë, unë i kujtoj ende ato kur isha futbollist. Ne mendojmë vetëm për atë që do të ndodhë brenda fushës së lojës, pjesa tjetër nuk ka intereson fare.zidan

Si do ja shpjegoja një mikut tim pse ‘El Clasico’ e 26 tetorit u shty? Nuk më takon mua të përgjigjem për këto. Unë mendoj vetëm si të përgatis ndeshjen e nesërme, e cila është shumë e rëndësishme.  Jam shumë i lumtur që do të luaj një tjetër ‘El Clasico’. Nuk e kam menduar ndonjëherë që kjo ndeshje do të shtyhej, për shkak se ne mendojmë vetëm për futbollin dhe për asgjë tjetër.”, u shpreh Zidan.

Related posts

SURPRIZË/ MESSI-RONALDO “PERËNDUAN”: Dy kandidatët kryesorë për “Topin e Artë” janë…

Isa.Autor

100 GOLA NË KARRIERË/ Haland parakalon Mesin dhe Ronaldon

Delo.autor

PARASHIKIMI I SUPERKOMPJUTERIT/ Ja cili ekip ka shanset për të fituar Europa League…

Delo.autor

Leave a Comment