Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Tirana i bën ofertë për stolin ish-trajnerit Flamurtarit…

Tirana është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit nga stoli i bardhebluve të Julian Ahmatajt, i cili mori vendin e të larguarit tjetër vetëm pak kohë më parë, Ardjan Mema.

Kryeqytetasit po ndjekin me kujdes disa trajnerë, teksa së fundmi në skenë del edhe emri i ish-trajnerit të Flamurtarit, Zekirija Ramadani. Sipas asaj që shkruan “Zëri.info”, bardheblutë po mendojnë t’i besojnë drejtimin e skuadrës Ramadanit dhe kanë shfaqur interes serioz për këtë duke i bërë edhe një ofertë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Madje tekniku nga Maqedonia e Veriut në një intervistë të dhënë për burimin e sipërpërmendur është shprehur: “Menaxheri im është në kontakt me dy klube, por nuk mund ti bëjmë publike emrat e tyre derisa të përfundojnë marrëveshjet”.

Pikërisht një nga këto klube mund të jetë Tirana, të cilët janë në kërkim të një trajneri dhe thuhet se i kanë bërë një ofertë pikërisht Ramadanit.ramadani

Ky i fundit ka korrur suksese me Feronikelin në Kosovë vitet e fundit, teksa në 2016 drejtoi edhe Flamurtarin në Kategorinë Superiore, nga janari deri në qershor, ndërkohë që ka pasur edhe një aventurë te Shkupi në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Konsiderohej e ardhmja e Milan, tani i ofrohet klubit të La Liga-s

Sadik.Autor

MILANI MERR LAJMIN E MADH/ Ylli i skuadrës refuzon Arsenalin dhe PSG-në

Isa.Autor

SFIDA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Një ogur i keq për Simeonen, zbulohet arbitri i ndeshjes me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment