Bundesliga Futboll

Bayern Munchen ka një ndjekës të ri në Bundesligë

Leipzig rimerr momentalisht vendin e dyte ne Bundesligë. Skuadra nga lindja e Gjermanisë mposhti në “Red Bull Arena” Augsburgun, duke u hakmarrë edhe për atë humbje në takimin e fazës së parë.

Trajneri Hassenhutl e nisi me dy lojtarë në repartin e avancuar, Yousouf Puolsen dhe Timo Werner, ndërsa takimi ndryshoi shumë shpejt rrjedhë dhe në minutën e 17-të demat kaluan në avantazh me autor Dayot Upamecanon.

Mbrojtësi francez u tregua i shpejtë për të dërguar në rrjetë një top të kthyer nga portieri Hitz, pas goditjes fillestare të Puolsen.

Augsburgu e pati të vështirë të reagonte dhe në pjesën e dytë ishte sërish Leipzigu që rrezikoi në disa raste me Bruman e Werner.

Goli i sigurisë për demat erdhi nëpërmjet një goditjeje standarde të Naby Keitasë, në minutën e 70′. 22-vjeçari nga Gunea i dha harkimin e nevojshëm topit, pavarësisht se në këtë rast është evidente përgjegjësia e portierit Hitz.

Nënkamponët e Gjermanisë iu afruan edhe golit të tretë kur një goditje e Puolsen u devijua në këndore nga gardiani zviceran i Augsburgut.

Takimi nuk pati më histori, me Leipzig që siguron maksimumin e pikëve në sfidën hapëse të javës së 22-të, në kampionatin gjerman, fitore që i rikthen disi moralin ekipit të Hassenhutl, pas disfatës ndaj Freiburgut dhe barazimit me Hamburgun.

Related posts

HIDHET SËRISH NË SULM/ Manchester United ka gati ofertën e re për ish-yllin e Inter…

Delo.autor

ISH FUTBOLLISTI ZBULON SEKRETIN/ Antonio Conte drejt stolit të gjigantëve të Seria A

Isa.Autor

Nuk është më në planet e Francës, Kondogbia gati të ndryshojë kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment