Futboll Kategoria Superiore Sport

ZHGËNJIM NË “LORO BORIÇI”/ Kukësi mposht me përmbysje “Shkodranët”

Kukësi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Vllazninë ditën e sotme, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

Ndeshja nisi mirë për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro, të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e 8’ me Rrocën. Pas kërtij goli vendasit u hodhën përpara për të gjetur barazimin, por e kishin të pamundur të depërtonin në mbrojtjen e verilindorëve. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi me Kukësin përpara.

Ishte Shkurtaj i cili realizoi përsëri për Kukësin, teksa pas një pasimi të marrë nga Rroca e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 52’. Krymi realizoi për Vllazninë në minutën e 73’, duke i dhënë shpresë shkodranëve për të kërkuar edhe golin e barazimit, por pa sukses, pasi Kukësi mbrohej shumë mirë.

Me këtë fitore Kukësi renditet në vendin e parë me 30 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 6-të me 23 pikë.

Related posts

SKEDINA/ Këto janë katër ndeshjet që do t’ju bëjnë MILIONER sot. Provoni dhe me falenderoni më vonë

Sadik.Autor

PSG-ANGERS/ Icardi shënon golin e parë në kampionatin francez (VIDEO)

Delo.autor

COVID-19/ Vaksinimi kusht për pjesëmarrjen në “Australia Open”, zbuloni arsyen se pse Djokovic u tolerua

Delo.autor

Leave a Comment