Boks Sport

” ËSHTË BOKSIER I FORTË”/ Joshua konfirmon: Kam nisur stërvitjen për të mbrojtur titujt ndaj atij

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë, ka konfirmuar sot se ka nisur përgatitjet për të dueluar ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Ky i fundit vjen nga kategoria “light heavyweight”, është i pamposhtur dhe synon të jetë kampion bote edhe në peshën e rëndë. Për më tepër, që Usyk është i mandatuar nga WBO për të dueluar ndaj Joshua.

Duke folur për Usyk, britaniku tha: “Është një boksier i fortë, që ka shumë gjasa të jetë rivali im i ardhshëm në duelin tim të radhës, në mars ose prill. Unë dua të përballem me rivalë si Usyk, që më pas të them se isha unë ai që e munda për herë të parë. E kam studiuar mënyrën se si lëviz, bokson dhe po përgatitem për të dueluar ndaj tij”, u shpreh Anthony Joshua.

Related posts

TË URITUR PËR GJITHÇKA/ Yjet e LIVERPOOLIT “përveshin mëngët” në KUZHINË

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Pochettino gjen zëvendësuesin e Harry Kane, tenton sulmuesin e Liverpoolit…

Delo.autor

KAPET NË GJËNDJE TË DEHUR/ Si përfundoi në qeli Alban Hoxha dhe çfarë rrezikon

Isa.Autor

Leave a Comment