Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS DISFATËS NDAJ TIRANËS/ Flet Trajneri Birçe: Ja shkaku pse humbëm në këtë ndeshje

Flamurtari u mposht nga Tirana me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Skuadra vlonjate është zhytur në krizë të thellë rezultatesh teksa shpëtimi po kthehet në një mision të pamundur. Trajneri i Flamurtarit Luan Birçe foli pas ndeshjes teksa u shpreh:

“Si përherë zhvilluam një pjesë të parë të mirë dhe të ekuilibruar, krijuam raste. Pjesa e dyta është e lidhur me anën  fizke dhe mentale. Përgatitja psikologjike ndikon në anën fizike. Kjo na ka bërë që në pjesën e dytë të marrim presionin e fushës, të mos reagojmë të vrapojmë pak. Kështu kemi pësuar gjithmonë në pjesën e dytë kemi pësuar gola.

Penalltia – Nuk e di, nuk kam gjë për të thënë. Sukaj më tha që ishte jashtë zonës. Duhet parë. Penalltia ishte goli i parë, e futi lojën në kolaps. Sot lamë shumë për të dëshiruar për sa i përket shpirtit të garës.

Kriza – Mungova dy ditë për arsye personale. Kjo ishte e gjitha, e kisha njoftuar dhe klubin.

Dhurata- Pjesët e dyta duhet të jenë favorizuese për ekipet udhëtuese. Ne duhet të godasim për të marrë ndeshjen, pro ka ndodhur e kundërta. Mungojnë lojtarët që duhet të marrin për dorën skuadrën, liderat. Nuk shikoj ndonjë që të bëjë diferencën. E shikoj shumë të vogël skuadrën në pjesën e dytë. Situatën e shikoj akoma më të vështirë.

Sakrifica – Fanella dhe historia na ka ngacmuar që të motivojmë lojtarët. Do shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet në fazën e dytë, lojtarët që do të afrohen dhe më pas do të vendosim.

Related posts

CRYSTAL NË AVANTAZH/ Shënon golin e parë Andros Townsend (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Napoli nuk vonon, gjen “gardianin” për sezonin e ri, vjen nga gjigandët anglez

Isa.Autor

Arsene Wenger bën gati ofertën prej 45 milion paundësh për yllin e Lyon-it

Q.Autor

Leave a Comment