Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet super ndeshja Barcelona-Real Madrid. Rezultati 0-0

Gjithçka gati për El Clasico-n, që do zhvillohet në orën 20:00 në Camp Nou.

Ernesto Valverde ka vendosur të lërë në stol Rakitic, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga treshja Messi, Suarez dhe Griezmann.

Zidane, nga ana tjetër, ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Gareth Bale-it dhe Isco-s. Në formacionin titullar të madrilenëve do të jetë edhe Sergio Ramos, i cili do të vendosë një rekord.

Pasi ka kaluar Iker Casillas për numrin e ndeshjeve të luajtura me Spanjën, 33-vjeçari do të ngjitet në vendin e parë të një renditjeje të veçantë: atë të lojtarëve që kanë luajtur më shumë El Clasico.

Kjo e sotmja do të jetë ndeshja numër 43 e Ramos-it kundër Barcelona-s. Askush si ai. Takimi i sotëm do ta lejojë të kalojë kampionë si Sanchis, Gento dhe Xavi.

 

LIVE/ Barcelona – Real Madrid 0-0

 

Mbyllet El Classico 0-0

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura në “Camp Nou”. Lumë rastesh për të dyja skuadrat.

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

TRIUMFOJNË NË “ANFIELD”/ Liverpool harron Cityn, kthehet te fitorja kundër Aston Villas

Delo.autor

MILAN-BOLOGNA/ Calhanoglu shënon me “ndihmën” e portierit (VIDEO)

Delo.autor

SHËNOI PAS ASISTIT TË DYBALAS/ Ja momenti kur Ronaldo puth në buzë yllin argjentinas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment