Futboll La Liga Sport

NDALEN GALAKTIKËT/ Spektakël në “El Clasico”, por… pa gola!

Është mbyllur në barazim pa gola superndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

Një ndeshje me shumë ritëm, raste dhe spektakël, por që në fund përfundon pa gola dhe në barazim.

Reali ka qenë më kërkues në fushën e lojës dhe ka humbur më tepër raste. Skuadra e Zidanit gjeti rrugën e rrjetës, në pjesën e dytë me anë të Bejlit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Barcelona nga ana tjetër, pati rastet e veta, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës që do t’i jepte tre pikët.

Kështu katalanasit dhe madrilenët kanë marrë nga një pikë dhe kanë shkuar në kuotën e 36 pikëve. Barcelona qëndron në vendin e parë, në pasi ka golavarazh më të mirë.

Një fakt interesant është se “El Classico”, nuk përfundonte në barazim pa gola, prej 33 ndeshjesh.

Related posts

KËRKOHEJ NGA MILAN DHE INTER/ Drejt trasnferimit në kampionatin turk lojtari i Chelseat…

Delo.autor

ISHTE NË KËRKIM PËR NJË KLUB TË RI/ Mourinho nuk është më i pa punë, rikthehet në…

Delo.autor

KRITIKON ASHPËR YLLIN HARRY KANE/ Roy Keane: Thjesht shëtit fanellën, një hije që ecën në këmbë…

Delo.autor

Leave a Comment