Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Florentino Perez gati 105 milionë euro për yllin e Serie A…

Dhe zërat e merkatos janë kthyer me forcë. I fundit vjen nga Spanjë. E përditshmja Don Balon flet për një ofertë të Real Madrid prej 105 milionë euro për mesfushorin e Lazio-s.

Nuk është një risi,  duke parë se Los Blancos janë interesuar për të edhe në të kaluarën, por më  pas janë përqendruar te Paul Pogba, fiksimi i Zidane.

Sipas Don Balon, Florentino Perez është gati të bëjë një çmenduri për lojtarin e Simone Inzaghi-t. Një ofertë e tillë do t’i tundonte të gjithë, por jo presidentin e ba rdhekaltërve, Claudio Lotito.

Dy vite më parë, në fakt, ai ka refuzuar disa oferta të tilla. Milinkovic është në qendër të projektit të Lazio-s dhe duket shumë e vështirë që të largohet nga kryeqyteti italian. Kontrata e tij skadon në 2024-ën, që i bën drejtuesit e klubit të ndihet më të qetë.

Ka shumë mundësi që zërat që vijnë nga Spanja të kthehen edhe në sesionin e ardhshëm të merkatos, por duket se Milinkovic-Savic do të jetë një lojtar i Lazio-s edhe për shumë vite.

Related posts

PRITET TË GAROJË NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Rekordmenia e atletikës, Luiza Gega: Synoj kualifikimin në finale

Delo.autor

E BUJSHME TEK MILAN/ Legjenda shpreh dëshirën për tu bërë trajner

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Sadio Mane përfiton nga një gafë e gjermanëve dhe ndëshkon për “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment