Sport Të tjera

SKANDALI PËR DOPING/ Rusia i shpall luftë “WADA”: Do ta apelojmë vendimin e pezullimit

Rusia do të apelojë vendimin e WADA-s, për të përjashtuar për 4 vjet sportin rus nga të gjitha veprimtaritë olimpike, duke nisur nga “Tokio 2020” si dhe në botërorin e futbollit “Katar 2022”. Ky vendim u mor javën e kaluar nga bordi ekzekutiv i WADA, për shkak të skandalit doping që ka prekur Rusinë.

“Ne nuk e pranojmë këtë vendim dhe do ta apelojmë atë, pasi bashkëpunimi i antudipingut rus (Rusada) me atë ndërkombëtar (WADA) ka qenë i suksesshëm kohët e fundit”, u shpreh Alexander Ivlev, shefi i antidopingut rus.

Ndërsa zv.presidentja e WADA, Linda Halleland, tha: “Nuk është bërë ende mjaftueshëm që Rusia të garojë në Olimpiadë”. Për momentin, sportistët rusë nuk do të lejohen të garojnë në eventet olimpike, çka nuk lejon edhe flamurin e këtij shteti të valëvitet në “Tokio 2020” apo në botërorin e futbollit.

Në sportin e atletikës, Rusia nuk garon në asnjë event ndërkombëtar që nga viti 2015, për shkak të pezullimit pa afat që ka marrë nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

Related posts

Celtic feston titullin duke turpëruar rivalët historikë në derbin e “Old Firm”

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Zvicra “presion” Francës me dyshen Shaqiri-Xhaka, Deschamps i bindur: Nuk jemi favoritë

Delo.autor

NDARJA ME WANDA NARA-N/ Zbulohet një prapaskenë në Argjentinë, ja kërcënimi që Icardi i ka bërë PSG-së…

Delo.autor

Leave a Comment