Futboll La Liga Sport

PO LUHEJ “EL CLASICO” NË “CAMP NOU”/ Policia zbulon planin dhe neutalizon gjithçka

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nuk prodhoi fitues.

Pavarësisht pritshmërive, dy ekipet më të suksesshme iberike u ndalen në një barazim 0-0 në “Camp Nou”. Sfida u zhvillua në një atmosferë mjaft të trazuar politike, ku një numër i madh protestash u zhvilluan nga “Tsunami Demokratike”.

Këto të fundit kishin programuar edhe futjen e dronit brenda ambienteve të stadiumit, por gjithçka u zbulua nga policia katalanase. Dronet që mbanin dy banderola ku shkruhej: “Spanjë, uluni dhe flisni” dhe “Liria” ishin programuar për tu futur në ambientet e stadiumit mitik.

Protestat që kanë shpërthyer në Katalonjë vijnë pas arrestimit të seperatistëve katalanas që kërkonin pavarësinë e qytetit të tyre nga Spanja.

Related posts

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Avokati: Lojtarët mund t’i prishin kontratat!

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Ylli i Premier: Ajo që bëri Man City më shkatërroi, por karriera ime…

Isa.Autor

LEGJENDA E FUTBOLLIT KRITIKON YLLIN E PSG/ Pele: Ai filloi duke mos shënuar shumë gola, për këtë…

Isa.Autor

Leave a Comment