Kategoria Superiore Shqipëri

Disiplina gjobit Lushnjën, nis procedim edhe ndaj trajnerit të Flamurtarit

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së u mblodh të premten dhe analizoi tërë problematikën e relatuar pranë tij nga strukturat përkatëse. Pasi i analizoi shkeljet e konstatuara në javën e kaluar të të gjitha kategorive në futbollin shqiptar, mori masat e mëposhtme:
KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër KF “Luftëtari”, gjobitet në masën 300.000 lekë.
Zyrtari i KF “Burreli ”, Akil Jakupi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF ”Shkumbini”, Astrit Isaj, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Burreli”, Sadush Danaj; pezullimin pjesës së mbetur të dënimit. Sadush Danaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Flamurtari FC, Jeton Beqiri, si të pabazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
Fillimin e procedimit disiplinor ndaj zyrtarit të Flamurtari FC, Shpëtim Duro, lidhur me deklaratat pas ndeshjes midis Kukësit dhe Flamurtarit, të datës 04.02.2018.

Related posts

E NXORRI NGA BALTA/ Shënoi gol në derbi, Grent Halili ia dedikon babait me plot “halle” (VIDEO)

Isa.Autor

Partizani për vazhdimësinë në Gjirokastër, Teuta – Kukësi “xing” objektivash

Delo.autor

SKËNDERBEU MERR DHURATËN E PAPRITUR/ Mbushet arka e korcarëve

Isa.Autor

Leave a Comment