Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“REFUZOVA OFERTA NGA SPANJA DHE POLONIA”/ Mesfushori Çekiçi: Pres ftesë për miqësoret

Endri Çekiçi po kalon një nga sezonet e tij më të suksesshme. Nëse Shqipëria kujton pak lojtarë me një goditje “vrasëse” në ekzekutimin e goditjeve standarde, tashmë mund të thuhet me siguri se ekziston një mjeshtër. Mesfushori i Olimpija Lubjana nuk di të ndalet në Slloveni. Pasi disa ditë më parë realizoi për barazimin në transfertë ndaj Rudarit, dje, mesfushori kuqezi ka realizuar një euro gol.

Në minutën e 14-të, Çekiçi ka shënuar me një gjuajtje perfekte nga goditja e dënimit. Duke harkuar saktë, shqiptari kalon murin mbrojtës dhe e dërgon sferën në trekëndësh, që i la të shtangur të gjithë. Pogradecari i dha avantazhin ekipit të tij përballë Aluminij, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e ekipit të tij, 1-2. Olimpija Lubjana kryeson kampionatin dhe kjo ka qenë një arsye pse mesfushori kuqezi nuk është larguar në merkaton e dimrit.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, futbollisti kuqezi flet për merkaton e dimrit, sekretin e goditjeve standarde dhe ëndrrën e tij të madhe që po e pret me padurim.

GOL “ALLA CR7

2608024-54059190-2560-1440

Ekzekutimi i djeshëm ishte mjeshtëror. Nëse këtë edicion Kristiano Ronaldo nuk ka realizuar asnjë gol nga goditja e dënimit, portugezi për shumë sezone e ka pasur specialitet të tijin shënimin e golave të tillë spektakolarë. Çekiçi tregon edhe sekretin e goditjes së tij mjeshtërore.

“Stërvitje, praktikë sa më e shpeshtë e goditjeve dhe vetëm stërvitje. Ky është sekreti i vetëm për të shënuar gola të tillë. Punoj realisht shumë që të arrij të kem një goditje të kalibruar, siç unë e mendoj përpara se ta ekzekutoj”, tregon Çekiçi.

Më tej, futbollisti kuqezi tregon edhe frymëzimin e vërtetë për goditje të tilla. “Kur isha i vogël, e kam ndjekur vazhdimisht Ronaldon. Të them të vërtetën, kam filluar të mësoj goditjen prej tij”, deklaron fillimisht mesfushori pogradecar.


FORMA
cekici

Lojtari kuqezi humbi disa ditë përgatitje gjatë fazës dimërore, për shkak të një dëmtimi. Mirëpo, pas dy golave në dy ndeshje radhazi, mesfushori kuqezi duket se ka rigjetur formën ideale: “Pas disa dëmtimeve të lehta, besoj se po e arrij sërish formën time më të mirë. Shpresoj që të vazhdoj kështu, me gola dhe ndeshje ku të mund ta ndihmoj sa më shumë skuadrën në arritjen e objektivave”.

MERKATO

Gjatë janarit, Endri Çekiçi u përmend për interesime të shumë ekipeve të ndryshme. Futbollisti tregon për gazetën edhe vendet nga të cilat erdhën këto kërkesa dhe çfarë ndodhi që nuk u konkretizua një lëvizje e mundshme.

“Është e vërtetë që kam pasur disa oferta. Në adresë të klubit ka pasur interesime për mua, por pas një bisede me presidentin vendosa që të qëndroj deri në verë në këtë ekip. E mora këtë vendim, pasi ne jemi duke luftuar për titullin kampion dhe duke qenë se po kaloj një formë të mirë, menduam se zgjidhja më e mirë do të ishte që ta përfundoja këtë sezon me Olimpija Lubjanën. Prandaj u refuzuan të gjitha ofertat. Bëhej fjalë për interesime zyrtare dhe konkrete nga Polonia dhe Spanja dhe me sa di unë, janë refuzuar të dyja. Unë jam i kënaqur në këtë ekip dhe më vjen mirë që do të kem mundësinë të luaj deri në fund për të arritur objektiva të rëndësishëm”, tregon Çekiçi.

KOMBËTARJA

shqiperia

Forma e mirë që Çekiçi po kalon dhe mbi të gjitha, eurogolat me goditje nga distanca, e lakojnë shqiptarin sa herë si një kandidat që e meriton një ftesë nga Kombëtarja. Vetëm futbollisti flet për këtë çështje. “Në radhë të parë unë shpresoj që të vazhdoj në këto ritme. Për sa i përket Kombëtares, ajo është një ëndërr që po e pres me padurim të realizohet.

“Shpresoj të më jepet një shans në miqësoret në fund të këtij muaji”, ka deklaruar Endri Çekiçi.

Related posts

PUBLIKON PAMJET/ Një femër tjetër ia fërkon të pasmet, Wanda Nara e zhveshur teksa bën masazh

Delo.autor

FAZA PËRGATITORE/ Sulmuesi Sane bën Bayern-in me “dhimbje koke”, Nagelsmann i jep shansin e fundit

Delo.autor

FITORE DRAMATIKE NË “NIKO DOVANA”/ “Durrsakët” mposhtin Skënderbeun në frymën e fundit

Delo.autor

Leave a Comment