Kategoria e pare Shqipëri

Doli kampion me Dinamon, mbrojtësi argjentinas: Më ka marrë malli për bastet “3+” në Shqipëri! (FOTO)

Sinqeriteti i Rafael Sozës për penalltinë e simuluar ndaj Flamurtarit në vitin 2011-të u komentua gjatë ditën e djeshme, edhe nga ish-shokët e tij të skuadrës. Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, argjentinasi pranoi se e “vodhi” atë 11-metërsh, ndërsa Lukas Malakarne i komentoi në “Facebook” me batuta, duke kujtuar të shkuarën dhe aventurën e tyre në Shqipëri me fanellën e Dinamos.

Në sezonin 2009- 2010 fituan titullin kampion në Superiore, por në fundin e atij viti patën një rënie të pashpjegueshme dhe të çuditshme. Gjithçka u lidh me faktin që Dinamo e siguroi fitoren e titullit shumë shpejt dhe më vonë mungoi motivimi i lojtarëve. Por komentet e dy lojtarëve që ishin protagonistë në atë sezon, rikthejnë në vëmendjen e tifozëve dhe të opinionit sportiv dyshimet për atë që ndodhi.

BATUTAT- Malakarne dhe Soza bëjnë batuta me njëri-tjetrin në rrjetet sociale duke prekur edhe një temë të nxehtë në futbollin shqiptar që është ajo e basteve. Soza kishte publikuar foton e intervistës së dhënë për “Panorama Sport” dhe komenti i Malakarnes ishte: “Je i madh, por boll shite ndeshjet”! Me humor është edhe përgjigja e Sozës, i cili i kujton rezultatet 3+. “Çfarë sëmundje ngjitëse ai 3+”, i shkruan sulmuesi duke qeshur.

Duket një komunikim me kode mes dy lojtarëve, që e njohin mirë njëri-tjetrin dhe kanë kaluar momente të shumta bashkë. Aq sa rezultati 3+ mund të ketë ndonjë kuptim të veçantë për të dy. Malakarne nuk e lë me kaq, por vazhdon të shtojë se e vetmja gjë që i mungon nga shqiptaria është basti 3+ i blinduar. “Është gjëja që më mungon më shumë nga Shqipëria, 3+ i blinduar”, shkruan Malakarne në foton e Sozës.

HUMBJET- Dinamo në sezonin 2009-2010 humbi 7 ndeshje radhazi në fund, pasi e kishte siguruar titullin kampion. Në atë kohë u shpjegua si mungesë e përqendrimit dhe e motivimit nga lojtarët, por batutat e dy argjentinasve i shtojnë akoma më shumë dyshimet për atë që ka ndodhur.

Nga 7 ndeshjet e humbura, 6 prej tyre ishin me 3 ose më shumë gola. Ndoshta për këtë fakt, Malakarnes i mungon shumë Shqipëria…

Related posts

SHKËLQEN YLLI MANAJ NË KAMPIONATIN TURK/ Sulmuesi shqiptar realizon dopietë golash dhe dy asiste (VIDEO)

Delo.autor

Raporti i UEFA-s për Skënderbeun, del emri i një ish-ministri

Q.Autor

Dënimi i mundshëm i Skënderbeut, reagon Gjici: S’duhet të shtyjmë njëri-tjetrin, nëse e ka merituar…

Q.Autor

Leave a Comment