Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAGJEDI NË FAMILJE/ Partizani humb një futbollist tjetër para ndeshjes me Vllazninë, ja emri

Një shprehje popullore thotë: Kur të vjen e keqja, hapi derën. Pak a shumë në këtë situatë ndodhet edhe Partizani në këtë fund viti, pasi problemet kanë qenë aq të shumta, sa skuadra ka zbritur në vendin e pestë në renditje dhe baraslarguar me 5 pikë nga Kukësi i vendit të parë.

Goditja e fundit që të kuqtë kanë marrë në prag të ndeshjes me Vllazninë është mungesa e paparashikuar e sulmuesit Theofilus Solomon. Shkak për këtë është bërë fatkeqësia familjare e sulmuesit nigerian, pasi nëna e tij është ndarë nga jeta. Solomon sapo ka mësuar lajmin e hidhur, menjëherë pas humbjes me Teutën është larguar drejt familjes së tij për të ndarë dhimbjen e humbjes së nënës.

Lajmi është konfirmuar për gazetën edhe nga klubi, pasi u pyetën për mungesat e djeshme të nigerianit në stërvitje. Në këtë situatë, stafi teknik i Partizanit humbet shërbimet e sulmuesit nigerian për ndeshjen e fundvitit, ku më 22 dhjetor presin Vllazninë në “Selman Stërmasi”.Partizani goli

KATËR MUNGESA – Dyshja e stafit teknik, Kalari-Tomori, nuk do ta kenë të plotë grupin për ndeshjen e nesërme me Vllazninë. Katër janë mungesat e konfirmuara për sfidën me kuqeblutë. Uilliam Melo dhe Deian Boldor do të mungojnë gjatë, ku pas kartonëve të kuq që morën në Durrës për sherrin në fushë, Disiplina i pezulloi me 5 ndeshje.

Kështu që ndaj Vllaznisë ata shlyejnë ndeshjen e parë nga pezullimi. Gjithashtu, e konfirmuar është edhe mungesa e Theofilus Solomon, i cili ndodhet pranë familjes, pasi nëna e tij është ndarë nga jeta.partizani

Mungesa e katërt është Esat Mala, i cili që para ndeshjes me Laçin po vuan pezullimin e dhënë nga drejtuesit e klubit, penalizim i cili ka lidhje me mosrinovimin e kontratës. Gjatë paradites së djeshme të kuqtë kanë kryer përgatitjet e para për Vllazninë. Në këtë seancë braziliani Melo nuk është stërvitur, por i ka ndjekur përgatitjet e shokëve si tifoz, pasi e ka mbyllur vitin.

Related posts

“EDY REJA KA VLERA TË MËDHA”/ Roshi: Të luash në La Liga është kënaqësi, por…

Delo.autor

U TREGUAN “HAJDUTA”/ DORA e Handanoviçit dhe pozicioni i ICARDIT, ja çfarë thotë MOVIOLA

Isa.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 1-3

Delo.autor

Leave a Comment