Futboll La Liga

Morata: Te Chelsea jam shumë i lumtur, por Reali është Real Madridi

Nëse Chelsea ka një lojtar, i cili luan një rol udhëheqës në ditët e fundit në ekipin blu, ai është sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata. Për pak ditë, kampionët e Anglisë do të përballen me Barcelonën në raundin e radhës të Ligës së Kampionëve. Natyrisht, sulmuesi spanjoll dëshiron shumë për të qenë pjesë e kësaj ndeshjeje kundër rivalit të përjetshëm të ish-skuadrës së tij, Real Madridit. Për këtë sfidë dhe shumë më tepër, Alvaro Morata i kushtoi disa fjalë në një intervistë, që së shpejti do të botohet nga “Movistar +”. Në të, Morata iu referua edhe një kthimi hipotetik te “Los Blancos”: “Unë duhet ta respektoj Chelsean, sepse ka bërë një përpjekje të madhe për mua dhe jam shumë i lumtur këtu, por Real Madridi është Real Madridi gjithmonë”.

Related posts

I PAZËVENDËSUESHËM TEK INTER/ Brozovic rinovon javën tjetër, nëse pengesë nuk bëhet… Bayern

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Gjermania i shkakton “TËRMET 9 BALLË” Lihtenshtajnin

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ CHELSEAT/ Pochettino rikujton: E kam shijuar barazimin që na…

Delo.autor

Leave a Comment