Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Watford-Manchester United. Rezultati 2-0

Manchester United do të kërkojë ta ruajë hapin për top katërshe në Premierligë, si nikoqir i Watfordit në ndeshjen e javës së 18-të, e cila zhvillohet sot në orën 15:00.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e viziton Vicarage Road, duke e ditur se një fitore ndaj Watfordit do ta dërgonte në pozitën e pestë, vetëm një pikë larg top katërshes.

United i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë t’i kthehet rrugës së fitores pas barazimit me Evertonin javën e kaluar.

Pas plot tre muajsh, në skuadrën e Unitedit rikthehet Paul Pogba, që sot e nis nga stoli

Watfordi, ndërkohë, është në formë të tmerrshme dhe renditet i fundit në Premierligë.

Kjo skuadër ka vetëm nëntë pikë, nëntë më pak se vendi i 17-të, i fundit që siguron shpëtimin nga rënia prej ligës elitare.

 

LIVE/ Watford – Manchester United 2-0

 

MINUTA 54/ Watford dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Troy Deeney.

MINUTA 50/ Watford kalon në avantazh me golin e shënuar nga Ismaila Sarr.

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

TRONDITET BOTA E SPORTIT/ Ndahet papritur nga jeta ish-kampionia e botës

Isa.Autor

ZYRTARE/ Eliminimi nga Botërori i Katarit, Nojer vendos përfundimisht për të ardhmen e tij te Gjermania

F.autor

DEL HAPUR MBI TË ARDHMEN E TIJ NË JANAR/ Memphis Depay: Unë nuk do të bëj premtime që…

Delo.autor

Leave a Comment