Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ARRIN SUKSESIN NË SUPERKUPËN E ITALISË/ Ja vlerësimi që merr portieri Strakosha nga mediat italiane

Lacio ka triumfuar ndaj Juventusit dhe ka fituar Superkupën e Italisë, duke arritur një sukses të madh.

Në këtë sfidë protagonist ishte dhe portieri i Kombëtares, Strakosha, që me pritjet kryesisht në pjesën e dytë ndihmoi ekipin e tij.

Strakosha është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttomercato.web”, e cila shkruan: “Ai zgjedh mirë kohën në goditjen diagonale të Kristiano Ronaldos, por shtyn pak: kështu që Dibala shënoj dhe një përqindje faji është e tij. Por më pas ai përmirësoi veten, duke i dhënë siguri repartit të tij”.

strakosha lacio

Ndërkaq “Calciomercato.com”, e ka vlerësuar shqiptarin me notën 6.5. “Në golin e parë të Dibalës, mund të bënte pak. Për pjesën e tjetër të lojës, ai ishte i saktë dhe jep siguri. Në fund ai mbetet i qetë, pavarësisht sulmeve të Juves”.

Vlen për t’u theksuar se Strakosha po bën një sezon mjaft të mirë me Lacion, që deri tani po konfirmohet një skuadër tepër e fortë.

Related posts

BOTËRORI I KATARIT NJOLLOS HISTORINË E FUTBOLLIT/ Shënohet si eventi më i përlyer i FIFA-s, ja shkaku befasues

Delo.autor

KËSHILLON “DJAJTË E KUQ” PËR VENDIMIN E YLLIT FRANCEZ/ Flet Schweinsteiger: Nëse Pogba kërkon largimin, nuk duhet…

Delo.autor

EMOCIONI PREK KULMIN/ Komentatori i DASHUR për SHQIPTARËT QAN gjatë duelit dramatik (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment