Futboll Kategoria Superiore Sport

KATEGORIA SUPERIORE NIS PUSHIMET/ Ja kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 18

Përballja mes Flamurtarit dhe Teutës, mbylli sot siparin e javës së 17-të të Kategorisë Superiore. Kjo sfidë ishte planifikuar të zhvillohej ditën e diel, në orën 13:00, por për shkak të kushteve të rënduara atmosferike u shty për sot në orën 12:00, ku durrsakët e Edi Martinit triumfuan me rezultatin 1-3.

Pas mbylljes së javës së 17-të, skuadrat e Superiores, do të qëndrojnë plot 1 muaj pushim, teksa do të rikthehen për të luajtur, të mërkurën e datës 22 janar të vitit 2020, ku paraprakisht janë planifikuar të zhvillohen 5 sfidat e javës së 18-të.

Në këtë javë spikat përballja mes Skënderbeut dhe Partizanit që do të jetë dhe kryendeshja e javës. , ndërkohë që përballje tepër interesante pritet të jenë dhe ato mes Teutës dhe Laçit si dhe Tirana-Bylis.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Spalletti: Lojtarët më dhanë një sinjal dje në stërvitje, Nainggolan…

Isa.Autor

LEUCEMI AKUTE/ Donnarumma përlot botën me mesazhin inkurajues për Mihajloviç

F.autor

PIKANTET E SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Gjakoset anësori, arbitrit kryesor i mbaron edhe… shkuma (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment