Të tjera

Medalja e parë e artë në Olimpiadën koreane shkon për Suedinë

Sportistja suedeze Charlotte Kalla ka fituar medaljen e parë të artë të Olimpiadës “Pyeongchang 2018”. Ajo triumfoi në garën e “skiathlon” për femra, duke dhënë kohën 40’44”9. Në vendin e dytë dhe medalje argjendi për sportisten norvegjezi Marit Bjoergen, ndërsa medalja e bronzit u fitua nga sportistja finlandeze Krista Parmakoski.

Për t’u veçuar paraqitja e mirë e Bjoergen, që fitoi medaljen e saj të 11-të në Olimpiadë (6 të arta, 4 argjendi dhe 1 bronz në karrierë), sukses që erdhi në moshën 38-vjeçare. Pas garave të para të zhvilluara në këtë turne olimpik, kryeson Holanda me 1 ari, 2 argjendi e 1 bronzi, ndërkohë që me një të artë, përveç Suedisë janë edhe Koerja e Jugut, e Gjermania.

Related posts

“SUPER DUELI I TITANËVE”/ Wilder e MBRON titullin kampion bote në WBC pas barazimit DRAMATIK me Furyn

Isa.Autor

“US OPEN”/ Tenistja Serena Williams dhe Pironkova avancojnë në 1/8-at!

Delo.autor

GARA E FUNDIT E “DOKTOR” ROSSIT NË MOTO GP/ “Fenomeni”: Kemi diçka të përbashkët

Delo.autor

Leave a Comment