Sport Të tjera Tennis

HUMBJA NË “WIMBLEDON” LË PASOJA/ Ja vendimi drastik që merr Federer për…

Roger Federer ka vendosur të mos luajë në turneun e Masters të Montreal (fushat me çement), që zhvillohet javën e parë të gushtit. Lajmin e konfirmoi vetë tenisti zviceran, që për arsye personale ka vendosur të tërhiqet nga turneu kanadez.

Duket se lodhja e grand slam-it të Wimbledon, ku Federer u mund 3-2 në finale nga Djokovic pas 5 orësh lojë, ka ndikuar në formën fizike të Federer. Ai ka kërkuar më shumë kohë për të pushuar dhe marrë veten, për t’u përgatitur për grand slam-in US Open (nis më 26 gusht).

Ky është viti i dytë radhazi që Federer tërhiqet nga turneu i Montrealit. Gjithsesi, Federer do të jetë i pranishëm në turneun tjetër Masters të fushave me çement, atë të Sinsinati, që nis më 11 gusht. Ky do të jetë turneu i vetëm përgatitor për zviceranin në prag të US Open.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Brescia-Juventus, nis pjesa e dytë. Rezultati 1-1

Delo.autor

NDËRHYRJE BRUTALE NDAJ SERBIT/ Basha humbet derbin dhe njihet me vlerën e gjobës (VIDEO)

Delo.autor

NJË NGA MË TË MIRËT TEK INTERI/ Zikaltërit në kontakte me lojtarin për rinovimin e kontratës

F.autor

Leave a Comment