Futboll Premier League Sport

ARSENAL KËRKON PËRFORCIME/ Trajneri Arteta synon të marrë mesfushorin e Juventus…

Trajneri i ri i Arsenalit Mikel Arteta mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Juventusit Adrien Rabiot në formë huazimi në janar teksa kërkon të forcojë opsionet.

Spanjolli, i cili debutoi në stol ndaj Bournemouth në “Boxing Day”, është duke  përgatitur për merkaton e dimrit pas rikthimit në Emirates si trajner.

Mesfusha e Arsenalit shihet si një pikë e dobët. Granit Xhaka përflitet për një largim, ndërsa Torreira dhe Ozil nuk kanë bindur këtë sezon.

Përgjigja e pyetjes mund të jetë francezi Rabiot, i cili nuk ka gjetur hapësira te kampionët e Serie A këtë sezon.

Juventusi ka marrë Rabiot me parametra zero nga PSG verën e kaluar, por lojtari ka bërë vetëm pesë ndeshje nga minuta e parë, dhe Arteta kërkon t’i ofrojë një mundësi për t’u rikthyer i rëndësishëm.

Bëhet fjalë për një huazim deri në fund të sezonit.

Related posts

RRËFEN AVENTURËN TEK STOLI I MILAN/ Sedorf: Nuk e di pse klubi më largoi, isha më i miri…

Delo.autor

Zgjidh problemin e golit/ Ja kush shpallet lojtari i muajit tetor në Superiore

Isa.Autor

Situatë “e çuditshme” në Austri, vendos në rrezik miqësoren e luksit

Sadik.Autor

Leave a Comment