Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITEN TRE MIQËSORE LUKSI/ Partizani publikon axhendën, parashikohet përballja me…

Partizani mbetet në kërkim të trajnerit të ri, por klubi e ka gati axhendën që do të ndjekë për minifazën përgatitore dimërore.

Më 4 janar, ekipi do të grumbullohet në kryeqytet, ku do të kryejnë edhe seancën e parë, ndërsa 5 janari e gjen Partizanin në Turqi, ku edhe do të “karikojnë bateritë” për pjesën e dytë të sezonit. Ekipi pritet të qëndrojë rreth 12 ditë në Antalia dhe gjatë kësaj periudhe pritet që “demat” të luajnë 3 ndeshje miqësore.

Parashikohen përballje luksi për Partizanin, ku nuk përjashtohet edhe një miqësore me Trabzonsporin. Nëse do të ndodh ky test, i bie që të kemi një duel mes dy vëllezërve Ekuban, Kalebi që luan te Trabzonspori dhe Jozefi te Partizani.

Related posts

Nuk ka fitues në sfidën mes Celta Vigos e Barcelonës, çerekfinalisti mësohet në “Camp Nou”

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ “Katalanasit” dorëzojnë ofertën e madhe për Neymar, PSG merr vendimin final

Delo.autor

KONSIDEROHET SI “PIRLO I RI”/ Juventusi afër transferimit për yllin e Brecias

Isa.Autor

Leave a Comment