Futboll Kategoria Superiore Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Largimi i parë vjen tek Tirana, prish kontratën me klubin mbrojtësi…

Dorian Kërçiku ka prishur kontratën me Tiranën, dhe tashmë është një lojtar i lirë për të zgjedhur një ekip të ri ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Prishjen e kontratës e ka njoftuar vetë futbollisti, i cili nëpërmjet faqes së tij zyrtare, ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me bardheblutë.

Në postimin e tij, mbrojtësi i djathtë ka njoftuar se vendimi për të mbyllur aventurën me Tiranën është marrë nga ai vetë.

Kërçiku luante prej 6 sezonesh e gjysmë me Tiranën, dhe këtë sezon kishte shumë pak hapësira, ku ka vendosur të largohet përfundimisht nga Tirana.

Postimi i lojtarit:

“Përshëndetje miq, nga sot nuk do të jem më pjesë e KF Tironës. Ishte dëshira ime që të largohem. Kam kaluar 6 vite e gjysmë me Tironën, falënderoj presidentin Refik Halili, gjithë stafin dhe lojtarët që kam punuar gjatë këtyre viteve.”

Related posts

CRVENA ZVEZDA STËRVITJE NË “AIR ALBANIA”/ Ja kërkesa speciale e trajnerit Stankovic (VIDEO)

Delo.autor

PARTIZANI-BESËLIDHJA/ Trajneri Somrani me shumë ndryshime në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Itali-Angli në “Wembley”. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment