Futboll Seria A

(FOTO) SPAL 0-4 Milan/ Notat e lojtarëve, shkëlqen Cutrone

Milani ka fituar në udhëtim te SPAL-i me rezultat të thellë 0-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Serie A.

Rossonerët kanë vazhduar formën e mirë edhe pas ndeshjes së javës së 24-të duke iu afruar zonës evropiane pas startit të dobët të kampionatit.

Golat në këtë fitore për skuadrën e Gennaro Gattusos u shënuan nga Patrick Cutrone (2′, 65′), Lucas Biglia (73′) dhe Fabio Borini (90′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht italiani Cutrone, i cili pas dy golave të shënuara u vlerësua me notë 8.6.

Cutrone po përjeton super formë (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas, Everton Luiz, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/  

SPAL:

Te SPAL-i dështuan edhe Antenucci dhe Viviani

Milan: 

Te Milani paraqitje të lartë patën edhe Bonaventura dhe Biglia

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona nuk heq dorë, ja Plani B nëse nuk realizohet blerja e Haaland…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Jo më stadiume “të braktisura”, PARTIZANi dhe klubet e tjera kërkojnë ballafaqim me FSHF-në

Isa.Autor

Dua Lipa feston si “e çmendur” golin e Anglisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment