Futboll Kategoria Superiore Sport

“DEMAT” PA TIMONIER STABËL/ Ja çfarë pritet të ndodhë te Partizani në janar

Pankina e Partizanit mbetet pa timonier stabël pas shkarkimit të trajnerit Franko Lerda, që erdhi si shkak i humbjes në derbin e 13 dhjetorit.

Dy ndeshjet e fundit të kampionatit u mbyllen me staf provizor, me dyshen Renaldo Kalari-Genc Tomori. Ishte menduar që kampionët do ta gjenin shpejt pasuesin e Lerdës, por deri më tani drejtuesit nuk kanë bindur asnjë për të marrë drejtimin e Partizanit.

Partizani me tifozet

I huaj apo shqiptar? Kjo është enigma që pritet të zgjidhet para se ekipi të niset për fazë përgatitore në Turqi më 5 janar.

Partizani

Gjasat janë që “demat” të kopjojnë Tiranën për drejtimin e ekipit, ku mund të vazhdohet me stafin ndihmës të Lerdës. Fillimi i 2020-ës pritet ta qartësojë këtë situatë dhe ekipi të nisë punën për pjesën e dytë.

Related posts

CHAMPIONS/ Tottenham-Bayern nis me 2 gola në 15 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

AXHENDA E SUPER SFIDËS/ Derbi i kryeqytetit pritet të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, ja data kur mund të luhet

Delo.autor

Italia kopjon Spanjën, gati të miratojë projektimin për krijimin e skuadrave B

Q.Autor

Leave a Comment