Futboll Kategoria Superiore Sport

BYLIS MBYLL 2019 ME FESTË/ Pritet merkato ballkanase tek ballshiotët në janar (FOTO)

Bylisi e ka mbyllur vitin 2019 me një festë të organizuar nga presidenti Besnik Kapllanaj në kompleksin “Gjanica”. Kanë marrë pjesë trajneri Dovedan dhe tërë stafi, trajnerët e moshave, si dhe gjithë lojtarët e skuadrës ballshiote.

Bylis

2019-ta ka qenë një vit i mbarë për ballshiotët, të cilët kanë siguruar rikthimin në elitë si kampionë të Kategorisë së Parë. Por, kanë qenë dinjitozë edhe në Superiore në pjesën e parë të kampionatit, duke e mbyllur 2019-ën në vendin e dytë.

Bylisi gjithashtu edhe në Kupën e Shqipërisë do të rivalizojë për t’i shkuar deri në fund. Me një gëzuar nga presidenca dhe trajneri të gjithë janë bërë bashkë dhe kanë festuar disa orë duke premtuar më të mirën në 2020-ën. Në këtë festë nuk kanë munguar personalitete të sportit vendës, ish-futbollistë dhe ish-trajneri që e ngjiti Bylisin për herë të parë në elitë, Migjen Skënderaj.

I pranishëm ishte edhe fieraku Iljaz Haxhiraj, i cili në të shkuarën ka mbajtur disa poste në klubin e Bylisit. I ftuar nderi ishte Arben Laze, presidenti i Elbasanit.

MERKATO- Bylisi tashmë është i përqendruar te merkatoja dhe synimi do të jetë marrja e 3-4 elementëve cilësorë. Për këtë drejtuesit janë hedhur në tregun grek duke parë lojtarë shqiptarë që luajnë aty, por edhe nga Bosnja, ku mund të ketë edhe ndonjë element në provë në ditët e para të janarit.

Synimet e Bylisit janë përforcime në mbrojtje, mesfushë dhe në sulm dhe trajneri Dovedan ka kërkuar elementë që bëjnë diferencën në ekip, duke ditur synimet tashmë që ka presidenca. Nga Bylisi janë larguar Celis, Opoku dhe Mishel, ndërsa është në dyshim Turabov, azerbajxhanasi që është huazuar në Ballsh për një sezon nga Sabah.

Related posts

Portieri i Barcelonës në pritje të së ardhmes së Courtois dhe Alisson

Isa.Autor

Michael Reschke: Pavard nuk e shesim as për 50 milion euro

Sadik.Autor

LA LIGA/ Bale dhe Ronaldo nuk mjaftojnë, Reali shpërdoron avantazhin e dyfishtë ndaj Villarreal (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment