Futboll Shqipëri Sport

KONTRATA ME EDY REJAN/ Presidenti Duka zbulon pikat që e bindën

Rezultatet pozitive nën drejtimin e Edi Rejës e bindën presidentin e Federatës Shqiptare që t’i zgjas kontratën edhe për 4 vitet e ardhshme.

Një zgjatje që presidenti i FSHF, Armand Duka e ka sqaruar në emisionin “Ora Sport” në Rtv Ora.

“Është shumë e rëndësishme në futboll kur gjen balancat pozitive në ekip dhe kur arrinë motivimin e skuadrës. Trajneri në një ekip kombëtar ka shumë për të bërë. Por kryesisht krijimi i një atmosfere pozitive, krijimi i frymës së grupit dhe mënyra e vendosjes apo e leximit të lojës, vendosjes së ekipit në fushë, e ndryshimit taktikisht brenda 90 minutave janë armët kryesore që ai e ndihmon ekipin. Dhe unë mendoj se këto Edi Reja i ka dhe mosha e eksperienca e tij e ndihmojnë për t’i pasur. E para nuk mendova se pas një bashkëpunimi me balanca pozitive pas 7-8 muajsh do të dilnim të kërkonim një trajner tjetër dhe duke u bindur se nuk mund të kesh një më të mirë nuk ke pse të kërkosh për të ri,” tha Duka.

Related posts

Europa League, Milan synon mrekullinë në Londër

Q.Autor

“WEMBLEY” DO TË JETË “ZJARR”/ Ja sa tifozë kanë siguruar një biletë për sfidën Itali-Spanjë…

Delo.autor

U SHPALL NJERIU I NDESHJES/ Maguire mrekullon Manchester United, i vënë emrin…

Delo.autor

Leave a Comment