Futboll Seria A Sport

INTER SYNON PËRFORCIME NË JANAR/ Conte zbulon dy emrat për repartin e sulmit, ja prapaskenat e merkatos

Merkatoja e Interit po ndërtohet përreth Vidalit, por objektivët janë edhe të tjerë. Më shumë Zhiru se Jorente, më shumë Alonso se Kurzava, pavarësisht se më i lehti për t’u arritur është Darmian.

Ekziston një problem për t’u zgjidhur dhe quhet Marina Granovskaia, gruaja në fuqi të Çelsit që nuk u nda mirë me Antonio Konten. E natyrshme pra të mendohet që nuk ka gatishmëri të lartë për të biseduar me Interin, që po shikon nga Londra për të kompletuar organikën.

FRENIM PËR JORENTEN

Janë dy emrat që Konte dëshiron për të përforcuar sulmin: Zhirunë, pikërisht, dhe Jorenten. Për spanjollin duhen regjistruar pakënaqësitë e Napolit mbi shkëmbimin me Politanon, opsion i lindur gjatë kohëve të fundit por që nuk e bind totalisht trajnerin e ri Xhenaro Gatuzo.

Ja përse shkëmbimi i huazimeve momentalisht ka pësuar një stop. Ndaj është rikthyer në aktualitet emri i Zhiru. Francezit i skadon në qershor kontrata me Çelsin, rinovimi nuk është temë diskutimi dhe te blutë po diskutohet shitja. 33-vjeçari kërkohet edhe nga Lioni dhe Bordo, Interi shikon dhe pret edhe një largim në repart për sulmin vendimtar.

GULAM E MUNIR

Ndërkohë flitet edhe për një interesim të zikaltërve, edhe pse i vakët, për Fazi Gulam, mbrojtësin e majtë algjerian të Napolit. Konte po merret me shqetësimet fizike të Kuaduo Azamoah dhe nuk ka dëshirë të shtojë një tjetër lojtar me probleme.

Kurzava momentalisht mbetet në radhë të dytë, ndërkohë që po ndiqet një tjetër lojtar i PSG-së: Tomas Munir, por gjithmonë për verën. Nëse dështon Markos Alonso, do tentohet Mateo Darmian.

Related posts

FSHF publikon kalendarin e KUPËS/ Ja përballjet dhe turet e skemës së re (E PLOTË)

Isa.Autor

“MENDOI SE KJO DO TË ISHTE…”/ Chiellini shpjegon atë që ndodhi me Jordi Alban para gjuajtjes së penalltive

Delo.autor

KALENDARI VAZHDON TË NDRYSHOJË/ Moto GP anulon tre gara të tjera, por në nëntor do të ketë një surprizë

Delo.autor

Leave a Comment