Futboll Seria A Sport

I KËRCËNUAR NGA RIKTHIMI I IBRAHIMOVIC/ Ja kush kërkon të “rrëmbejë” Piatek në merkaton e dimrit

Atletico Madrid fokusohet te tregu italian për të përforcuarë repartin e sulmit në këtë merkato dimri, në rast se nuk do të arrijë të “rrëmbejë” uruguaianin Edinson Cavani nga Paris Saint-Germain.

Sipas asaj që zbulon e përditshmja iberike “AS”, klubi madrilen ka futur në objektivin e tij edhe kandidaturën e Krzysztof Piatek të Milan, shumë pranë largimit nga kuqezinjtë pas rikthimit të Zlatan Ibrahimovic.

Në listën të preferuarve të trajnerit argjentinas të “Colchoneros” është edhe sulmuesi tjetër nga Seria A, Dries Mertens që po shkëlqen prej disa sezonesh te Napoli. Paco Alcacer dhe Patrick Cutrone janë gjithashtu mes kandidatëve për sulmin e Atletico Madrid.

Related posts

HEQ DORË NGA ICARDI/ Marotta gjen zëvendësuesin e yllit, ja shifra

Delo.autor

“Të pres fytin”/ Prindi tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Migen Memelli

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Pirlo ndryshon skemë, ja dy lëvizjet tek “Zonja e Vjetër”

Delo.autor