Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Shkëndija e Tetovës arrin akordin me mesfushorin e Kombëtares… (FOTO)

Prej kohësh qarkullonin lajme se Shkëndija e Tetovës ishte e interesuar për mesfushorin, Valon Ahmedi, teksa ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi për këtë afrim.

ValonAhmedi-Shkendija2020-1024x1024

Tetovarët ishin në kërkim të një lojtari të niveli të lartë, dhe për këtë arsye nisën kontaktet me mesfushorin 25-vjeçar.

Ahmedi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me Shkëndijën, pas disa eksperiencave me skuadra si Kajrat Shmona në Izrael apo edhe Inter Zapershiç në Kroaci.valon ahmedi

Një afrim i rëndësishëm ky për ekipin e Ernes Gjokës, të cilët pas vështirësive që kaluan në fillim të sezonit, tashmë janë kthyer te rezultatet pozitive dhe synojnë përsëri titullin kampion.

Drejtuesit e klubit dhe mesfushori ofenziv kanë gjetur akordin për bashkëpunim në 3.5 vitet e ardhshme dhe pas firmosjes së kontratës lojtari tashmë zyrtarisht është pjesë e kuqezinjëve.

Related posts

MERKATO E JANARIT DREJT FUNDIT/ Bylisi godet në limit, merr ish-sulmuesin e Kukësit dhe një fantazist brazilian

Delo.autor

Milan, veshja e gruas së presidentit Li po çmend tifozët

Sadik.Autor

ZËVËNDËSUESI I RIBERY/ Ekipi bavarez gjen zgjidhjen, lojtari kushton 80 milionë euro

Isa.Autor

Leave a Comment