Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZIMI I IBRAS/ Ish-lojtari i Milanit frenon euforinë e tifozëve: “Kuqezinjtë” nuk janë aty ku duhet të jenë…

Zlatan Ibrahimoviç u zyrtarizuar para pak ditësh si lojtari më i ri i Milanit, me të cilët filloi edhe stërvitjen e parë ditën e djeshme.

Entuziazmi te tifozët e Milani për këtë transferim është rritur ndjeshëm, kjo edhe për shkak se Ibra ka thënë vetëm fjalë të mira për kuqezinjtë pas largimit në vitin 2012. Megjithatë për të frenuar entuziazmin e tifozëve ka mënuar një ish-lojtar i Milanit, si Urbi Emanuelson.

Ky i fundit në një intervistë të dhënë është shprehur: “Duket se te Milani po mendojnë se e kanë marrë Ibrën në moshën 25-vjeçare. Kuqezinjtë nuk janë aty ku duhet të jenë, Zlatani duhet të japë impulse të reja dhe të ngrejë nivelin e të tjerëve.Urbi Emanuelson

Ai ishte një lojtar vendimtar te Milani, gjatë kohës kur luaja unë. Përveç asaj që do të japë në fushë, karakteri i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën e sotme.”, u shpreh Emanuelson.

Related posts

Rusi 2018/ Kombëtarja e Spanjës me leksione për VAR para botërorit

Sadik.Autor

Faza e 1/16-ave/ Sot luhen takimet Suedi-Zvicër, Angli-Kolumbi, formacionet e mundshme

Isa.Autor

Merkato, ironi e sherr/ Shikoni “betejën” mes Interit, Romës dhe Marsejës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment