Futboll La Liga Sport

“JASHTËTOKËSORI” NË HIJE/ Espanyol ndal “Katalanasit” në minutat e fundit

Barcelona ka barazuar 2-2 në derbin e Katalunjës që është luajtur në javën e 19-të të La Liga-s.

Ishte një ndeshje me emocione të mëdha, si gjithmonë, por Messi nuk ishte në formën e tij më të mirë duke qëndruar në hije përgjatë 90 minutave.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit në minutën e 23’ të takimit me Diego Lopez. Barça ishte dobët deri në fund të pjesës së parë, por pas pushimit ka luajtur me një mentalitet tjetër.

Luis Suarez ka barazuar rezultatin në minutën e 50’ pas krosit të Jordi Alba nga e mjajta, ndërsa nëntë minuta më vonë Arturo Vidal ka përmbysur duke kaluar për të parën herë në avantazh miqtë.

Situata vështirësohet për kampionët në fuqi kur De Jong ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është larguar nga fusha.

Espanyol bën gjithçka për barazimin, dhe ia del me kinezin Wu Lei në minutën e 88’, 14 minuta pasi ishte futur në lojë.

Related posts

Cristiano Junior NUK I NGJANË babait/ 4 gola në debutimin me U-9 të JUVES

Isa.Autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Paris Saint-Germain realizon dy gola të shpejtë me Neymar dhe Kean (VIDEO)

Delo.autor

“KUQEZINJTË” JANË MË NDRYSHE NGA SAMPDORIA”/ Flet trajneri Giampaolo: Torino ekip i vështirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment