Futboll Premier League Sport

FA CUP/ Klopp mposht Ancelottin, Liverpool triumfon me rezerva

Liverpool ka mposhtur 1-0 Everton në derbin e Mersesyde të vlefshëm për raundin e tretë të FA Cup. Megjithëse Jurgen Klopp kishte vendosur të bënte rotacion duke lënë pushim thuajse të gjithë yjet e tij, prapëseprapë The Reds kanë arritur të shënojnë dhe të fitojnë.

Siç e tha edhe Klopp, avantazhi i vetëm ishte fakti që do të luanin përpara tifozëve të tyre në Anfield, ndaj një skuadre në formë teksa Carlo Ancelotti kishte futur ekipin më të mirë në fushë.

Raste kishte shumë, si për Liverpool ashtu edhe për Everton, por në fund ishte goli i Curtis Jones që ka vendosur takimin. Ai ka lëshuar një goditje të përkryer në trekëndëshin e djathtë të portës së Pickfor.

Edhe japonezi Minamino ka debutuar me fanellën e Liverpool, megjithatë ai kaloi një ndeshje të qetë dhe u duk qartë se do të ketë nevojë të ambientohet me ekipin e ri.

Related posts

SUPERSFIDA/ MILAN-ROMA: Spektakël i garantuar në “San Siro”, kuqezinjtë TË FRIKSHËM

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në Bukuresht, sulmuesi Seferovic ndëshkon me kokë Francën (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDET” INTER/ “Zikaltërit” përmbysin gjithçka në fundin e lojës

F.autor

Leave a Comment