Futboll Premier League Sport

MESFUSHORI SHQIPTAR UL GJAKRAT/ Ky veprim i Xhakës e afron me shiritin e kapitenit (FOTO)

Granit Xhaka duket se ka nisur paqen me tifozët.

Mesfushori shqiptar i kombëtare zviceriane është duartrokitur nga tifozët e Arsenal në humbjen 1-2 në mesjavë ndaj Eintracht Franfurt, duke “thyer” në këtë mënyrë akullin e marrëdhënieve të krisura mes palëve.

Gjithçka vjen pas autokritikës që Xhaka i bëri atij reagimi të një muaji më parë, ku gjatë zëvendësimit në barazimin 2-2 kundër Crystal Palace, 27-vjeçari shpërtheu ashpër ndaj tyre.

Tashmë qetësia duket se ka mbërritur. Largimi i Unai Emery nga stoli i Arsenal mund të rikthejë Xhakën në formacionin titullarë. Sfida e së enjtes ndaj Eintrach Frankfurt la shije të mirë tek ai. Por, për të qetësuar akoma dhe më shumë situatën ka menduar lojtari kosovar. Ai është paraqitur me makinën tip “Smart” në stërvitje, duke fituar simpatinë e tifozëve.

Vlera e parashikuar sipas “The Sun” është rreth 11.500 franga, shifër modeste në krahasim me automjetin që përdor kapiteni aktual, Pierre-Emerick Aubameyang. Lamborghini i gabonezit vlen rreth 30 herë më shumë se Smarti i Xhakës.

Të paktën, makina sportive e 30-vjeçarit kap shifrën e 346 mijë franga. Mbetet të shihet e ardhura e Xhakës te Arsenali, por një gjë është e sigurtë. “Topçinjtë” synojnë fitoren në fundjavë ndaj Norwich me ose pa Xhakën në fushë.

Related posts

ZYRTARE/ Napoli gjobit Hysajn me 40 mijë euro për ngryengritjen e sezonit 2019-2020. Motivi

Delo.autor

NDIHET MUNGESA E RONALDOS/ Mancini dhe Chiellini: Ndeshja më spektakolare me të…

Isa.Autor

NDIZET DUELI/ Wilder kundër të gjithëve: FURY do e VRAS, Joshua është një…

Isa.Autor

Leave a Comment