Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ CAGLIARIT/ Nuk po aktivizon De Light prej 4 ndeshjesh, Sarri tregon arsyen

Juventus do të luajë pasditen e nesërme ndaj Cagliarit në shtëpi, me bardhezinjtë që do të tentojnë të lënë pas humbjen në Superkupë ndaj Lazios dhe të nisin vitin sa më mirë.

Në kuadër të takimit, trajneri Sarri ka folur për mediat, ku është pyetur edhe mbi çështjen De Ligt, pasi holandezi prej katër ndeshjesh nuk luan, teksa si titullar ka qenë turku Demiral.

Sipas Sarrit, De Ligt ka pasur shqetësime në shpatull, por jo vetëm kjo, pasi Demiral ka shfaqur një formë fantastike, duke lënë në stol yllin holandez. “De Ligt ka patur shqetësime në shpatull. Demiral është në formë të shkëlqyer dhe po përmirësohet çdo ditë e më shumë. Të shohim kush do të luajë nesër”, përfundon trajneri i Juves.

Related posts

MOTO GP/ Lorenzo konfirmon dyshimet e Rossi: Në vitin 2015, Marquez vendosi se kush do të shpallej kampion

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Shqipëria përballë Sllovakisë, ja titullarët e zgjedhur nga Bushi

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Gafa e çuditshme e gardianit portugez në Champions, braktis portën dhe i fal golin Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment