Futboll Seria A Sport

LUAJTI NË PERIUDHËN E ARTË TË LUFTËTARIT/ Mesfushori Brahimaj firmos me ekipin e Kategorisë së Parë…

Skuadra e Kategorisë së Parë Egnatia ka arritur të firmosë me futbollistin Brixhild Brahimaj.

Klubi rrogozhinas konfirmon lajmin në faqen e tij zyrtare. Mesfushori me tipare sulmuese u aktivizua për herë të fundit me Vorën në formë huazimi.

Brahimaj ka luajtur në të kaluarën me Elbasanin, Luftëtarin, skuadrën e dytë të Partizanit si dhe në Gjermani me ekipin e Esenit.

Ai u bë i njohur me skuadrën gjirokastrite në 1 vit e gjysmë. Bluzinjtë e mbyllën sezonin 2017-2018 në vendin e tretë, rezultati më i mirë në historinë e skuadrës gjirokastrite.

Njoftimi i Egnatias:

Egnatia dhe mesfushori Brixhild Brahimaj  kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, duke e rikthyer nga huazim në ekipin tonë.

I lindur në Fier, 23 vjeçari ka një karrierë të pasur ku ka provuar të luaj në superligë me Luftëtarin dhe Elbasanin në Kategorine e parë.

Sezonin e fundit ishte pjesë e Vorës i huazuar nga Egnatia pasi mungesa e dokumentacionit solli mosfederimin brenda afatit kalimtar te verës.

Related posts

Jurgen Klopp: “Nuk duhet të shpenzojmë të gjitha paratë e fituara nga shitja e Coutinho-s”

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Bayern Munich mposht konkurrencën me Juventus për yllin e Atleticos…

Delo.autor

MBAPPE E MBYLLL ME 33 GOLA/ Lionel Messi fiton “Këpucën e Artë” për të…

Delo.autor

Leave a Comment