Futboll Premier League Sport

“YLLI” JONES I DHUROI FITOREN NDAJ EVERTON/ Klopp i thur elozhe talentit: I pabesueshëm…

Jurgen Klopp mendon se Curtis Jones mund të bëhet ylli më i ri i Liverpool pas golit të mrekullueshëm të adoleshentit që vendosi ndeshjen e FA Cup ndaj Everton.

Klopp bëri nëntë ndryshime në formacionin e tij, duke u dhënë një mundësi të madhe adoleshentëve të cilët nuk zhgënjyen.

“Jones? Një lojtar i pabesueshëm. Ai ka një vetëbesim të madh dhe po pret me padurim të luajë në ekipin e parë, dhe ai do të jetë një lojtar i Liverpool-it nëse nuk ndodh ndonjë çudi, 100%.

Nuk jam i befasuar nga goli që shënoi, ndonjëherë edhe ne në stërvitje harrojmë që është vetëm 18 vjeç.

Lojtarët e mi bënë një ndeshje të guximshme, një paraqitje e madhe nga të gjithë. E vetmja gjë që nuk doja ishte barazimi.”

Related posts

VLERSIMI/ Prestigjiozja britanike: Kombëtarja e Kosovës, ose “Brazili i Ballkanit”

Isa.Autor

“DUHET TË SHKONTE NË TUALET”/ Trajneri Nagelsmann zbulon prapaskenën gjatë sfidës Barcelona-Bayern

Delo.autor

NIS HAKMARRJA E UEFA-S/ Stadiumi spanjoll përjashtohet nga Europiani

Delo.autor

Leave a Comment