Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Sampdoria. Rezultati 0-0

Zlatan Ibrahimovic është në bankën e rezervistëve për Milanin, pak ditë pas kthimit në klub, në ndeshjen e parë të kuqezinjve më 2020 kundër Sampdorias.

Milani e pret Sampdorian në San Siro, në ndeshjen e parë mes këtyre dy klubeve në Serie A në Vitin e Ri, duke e ditur se vetëm fitorja mund ta bëjë të shpresojë për kualifikim në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë janë në një ecuri të dobët, pasi i kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit dhe renditen në pozitën e 12 në renditjen e Serie A, plot 14 pikë larg top katërshes.

Skuadra e Stefano Piolit, në fakt, është më afër zonës së rënies nga liga sesa zonës për kualifikim në garat evropiane, sepse ka vetëm shtatë pikë më se skuadrat e renditura në pozitat 18-të dhe 19-të, Brescia dhe Genoa përkatësisht.

As Sampdoria nuk po kalon momente të mirë, madje është në gjendje edhe më të keqe se Milani.

Klubi nga Genoa ka grumbulluar vetëm 15 pikë në 17 ndeshje deri tani dhe rrezikon rënien nga liga nëse vazhdon me ritmin e njëjtë.

 

LIVE/ Milan – Sampdoria 0-0

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 46/ Nis pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë me porta të paprekura

MINUTA 1/ Nis sfida

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Milan kalon me lehtësi Salernitanën dhe merr vendin e parë në Serie A

Delo.autor

KËRKOHESHIN NGA INTER DHE JUVENTUS/ Roma përgatit rinovimin me dy yjet e ekipit…

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ME KAMZËN/ Trajneri Shkëmbi: Nuk e prisnim këtë rezultat, por jam i…

Delo.autor

Leave a Comment