Futboll Sport

E ARDHMJA E GABIGOL LARG BRAZILIT/ Mediat italiane zbulojnë detajin që vërteton gjithçka

Gabigol u përfol se ishte një nga dëshirat e trajnerit Frank Lampard. Sulmuesi brazilian ka bërë mjaft mirë me skuadrën e Flamengos dhe është kthyer në heroin e tyre. Lojtari pritet të largohet nga skuadra aktuale ku është i huazuar, por dhe nga Interi krejtësisht.

Ai dëshiron një shitje përfundimtare, pasi nuk do ta ketë të ardhmen të varur nga italianët. Gazzetta dello Sport shkruan se asnjë ofertë zyrtare nuk ka ardhur për Gabigolin nga Chelsea apo West Hami. Të dy ekipet kanë shfaqur interes, por asgjë konkrete për sulmuesin brazilian.

Flamengo dëshiron ta mbajë në skuadër, por oferta e tyre nuk mund të krahasohet me ato të ekipeve europiane. Interi është i prirur të anojë nga Europa, pasi në këtë mënyrë do të kishte dhe më shumë përfitime në aspektin monetar.

Related posts

FORMULA 1/ Lajmi i bujshëm nga Italia, Ferrari përgatit rikthimin e madh

Delo.autor

NDESHJET E NËNTORIT/ Pas Ismajlgeci, Edi Reja fton edhe një tjetër kampion “bardheblu”

Delo.autor

ÇËSHTJA E PASAPORTËS/ Pritet të federohet me Vllazninë për Kupat e Europës, sulmuesi ganez pret…

Delo.autor

Leave a Comment